Foto-reportazh nga ekskursioni tek Afresku i Gjergj Kastrioti – Skėnderbeut nė kėshtjellėn Bytca/Sllovaki

 

E shtuna e 16 qershorit filloi me diell nė qiell tė kaltėr. Ndėr 26 ekskursionistėt shqiptarė nga Vjena pėrfshiheshin tre breza, qė nga fėmijėt e deri tek pensionistėt. Veēanėrisht fėmijėt ishin tė papėrmbajtur dhe hipėn tė parėt nė autobuzin qė do tė na shpinte nė kėshtjellėn e Bytca/ Sllovaki ku do tė shihnim afreskun e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj-Kastrioti Skėnderbeu. Muzika shqiptare na shoqėroi gjatė gjithė rrugės.
Atmosfera ishte shumė familjare dhe festive.

 

 

Nė Bratislavė grupit tonė iu bashkua edhe profesori shqiptar me banim nė Sllovaki, zoti Artan Qineti, i cili u tregua i gatshėm tė na shoqėronte si pėrkthyes nė Muzeumin e Bytca’s. Nė pikėn e takimit kishte shumė qarkullim, por ai nuk e pati tė vėshtirė tė gjente autobuzin tonė … flamuri kuq e zi ishte shenja dalluese nė krye tė autobuzit.
Prej perkthyesit mėsuam se nė Sllovaki ka gjithashtu shumė bashkėkombas dhe qė kanė filluar edhe tė organizohen nė shoqata, si p.sh. ajo „LIRIA“.
Pas 3 orėsh udhėtim mbėrritėm nė qytezėn e vogėl dhe piktoreske tė Bytca‘s.

 

 

Pėrgatitja e kėtij ekskursioni u ndesh me vėshtirėsi nga mė tė ndryshmet dhe shpesh edhe tė paparashikuara. Ndėr vėshtirėsitė kryesore ishte komunikimi nė gjuhėn sllovake. Por falė ndihmės sė kolegėve tanė sllovakė (z. Stanislav Simor), pėrkrahjes shpirtėrore dhe motivimit nga ana e z. Agim ISAKU, Ambasador i Shqipėrisė nė Bratislavė si dhe lidhjes qė ky i fundit na bėri me Artanin pėr tė na pėrkthyer nė mjediset e Kėshtjellės, bėnė tė mundur qė komunikimi tė shndėrrohej nga „njė vėshtirėsi“ nė njė kėnaqėsi pėr tė gjithė ne.

 

Ėshtė mbresėlėnėse jo vetėm gadishmėria qė drejtoresha e Arkivit tė Shtetit Sllovak znj. Kurucįrovį (edhe pse e sėmurė) tregoi pėr hapjen e kėshtjellės jashtė orarit zyrtar, por edhe shėrbimi i saj si ciceron pėr grupin tonė. Mbi tė gjitha emocionues ishte vlerėsimi qė ajo i bėri nismės sė Institutit Shqiptar tė Kulturės pėr organizimin e kėsaj vizite pėr Komunitetit Shqiptar nė Vjenė “… vizitėn do t“ju a ofrojmė falas pasi ėshtė edhe pėr ne nder qė njė grup i madh bėn qindra kilometra nga Vjena pėr tė ardhur kėtu tek ne pėr tė nderuar Heroin e tyre kombėtar, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Ėshtė njėkohėsisht njė shprehje nderi dhe respekti edhe pėr edhe nga Muzeumi ynė“.

 

 

 

Shumė interesante ishin tė dhėnat mbi historinė e kėshtjellės dhe elementėt e veēantė tė ēdo afresku tė paraqitur nė kėshtjellė … arkitektura mbresėlėnėse e keshtjellės ishte e mjeshtrit tė madh milanez Kilian i cili e konstruktoi kėtė ndėrtesė me katėr fortesa ansore si dhe me piktura tė stilit italian te perdorura ne keshtjellat qytetare. Faqet e mureve tė korridoreve tė hapura me arkada pėrreth oborrit tė brendshėm tė kėshtjellės janė zbukuruar nė gjysmėn e parė tė shekullit tė 18-tė me afreske e piktura murale, qė kanė pėr objekt heronj tė rėndėsishėm evropianė, historikė e legjendarė tė periudhave tė ndryshme.
Tek mbėrritėm nė „pjesėn tonė“, ciceronja lexoi shėnimin nė krah tė afreskut: …“Gjergj Kastrioti - kundėrshtari mė i famshėm dhe mė i frikshėm i turqve. Turqit e quanin Skėnderbeg. Nė tė njėjtėn mėnyrė turqit kanė quajtur edhe Aleksandrin e Madh, nga i cili Gj. Kastrioti nuk ishte aspak mė i vogėl pėr nga rėndėsia. Kastriotėt vijnė nga Stimarja e famshme … Skėnderbeu ka eliminuar mbi 3.000 turq…“.
Dhe nė fund shėnimi mbyllės: …“Skėnderbeu - Gjergj Kastrioti, luftėtari i madh kundėr turqve – Heroi Kombėtar i Shqiptarėve“.

 

 

Nė shenjė respekti pėr kėtė vend (kėshtjellėn nė Bytca), nė nderim tė Heroit tonė Kombėtar, nė kujtim tė kėsaj dite mjaft tė veēantė pėr tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė ekskursion, por mbi tė gjitha pėr ta mbajtur tė gjallė ndjenjėn e krenarisė kombėtare veēanėrisht tek fėmijėt tanė, tė gjithė tė pranishmit dolėn nė njė fotografi tė pėrbashkėt. Secili prej nesh do ta rishikojė me ndjenjė tė veēantė kėtė fotografi nė vite …

 

 

Mbas rreth njė ore nė mjediset e kėshtjellės ku ndodhej afresku i Skėnderbeut, grupi kaloi nė njė tjetėr pallat muzeal nė krah tė kėshtjellės.
Ky muzeum quhej „Pallati i Dasmave“ dhe ishte ndėrtuar nė vitin 1601 nga Princi Juraj Turzo. Mbahet si njė nga monumentet mė tė rėndėsishme tė Artit tė Rilindjes (Renaissance) nė Evropėn Qendrore.

 

 

Vizita nė Pallatin e dasmave shėnoi edhe pėrfundimin e vizitės tonė nė Bytca. Me autobuz vazhduam mė tej pėr nė qytetin e Zilina‘s, rreth 5 km nga Bytca.

Tashmė kishin kaluar rreth pesė orė e gjysmė nga nisja dhe tė gjithė po ndjenin tė nevojshėm „pushimin e drekės“. Nė restorantin e Hotel „Boss“ nė qytetin e Zhilinės ne krijuam atmosferėn tonė festive duke u ulur tė gjithė sė bashku nė njė drekė familjare. Ēudia e kamariereve zgjati vetėm pak sekonda - aq sa na u deshėn neve tė vinim tavolinat njėra pas tjetrės sipas zakonit tonė shqiptar nė rast festash familjare.

 

 

Mbas drekės sė kėndshme nė ambientet e Hotel „Boss“ grupit i ndodhi njė tjetėr e papritur e kėndshme, por dhe emocionuese. Pak para se tė nisnim udhėtimin tonė drejt Vjenės mbėrriti tek ne Anila me vajzėn e saj Kristina ... Anila, me origjinė nga Peshkopia kishte studiuar nė Sllovaki dhe jetonte me familjen e saj nė Zhilinė.
Atė mėngjes ajo kishte marrė vesh rastėsisht nga pėrkthyesi se grupi ynė kishte mbėrritur nė Zilinė dhe duke ndjerė shumė mall u nis sė bashku me vajzėn pėr tė na takuar ne „njerėzit e panjohur“ por njėkohėsisht edhe kaq tė afėrt … vėllezėrit e gjakut … Kristina e vogėl na pėrshėndeti nė njė shqipe tė pastėr … sytė e sė ėmės u njomėn nga krenaria dhe emocioni “... kam mbi 20 vjet jashtė vendit, por nuk kam pasur ndonjėherė rastin tė takoj kėtu njėkohėsisht kaq shumė bashkatdhetarė … kam shumė mall pėr atė vend, prandaj erdha pėr t“ju takuar … “  - tha e mallėngjyer.  Tė dyja na uruan rrugė tė mbarė dhe ne njėzėri  ju pėrgjigjėm „mirutakofshim nė Vjenė“ …

 

 

Autobuzi vazhdoi rrugėn drejt Vjenės … tė gjithė dukeshim disi tė menduar … ndoshta ishte rruga e gjatė? … ndoshta ishin „ndodhitė“ e kėsaj dite qė na vunė nė mendime? … apo zemra shqiptare e Anilės dhe Kristinės? … ka kaq shumė gjėra qė na bashkojnė ne shqiptarėve … dashuria pėr vendin … nderimi dhe respekti pėr tė parėt … zemra e bardhė, e madhe & bujare shqiptare.
Tingujt e muzikės tonė sikur na ngrinin peshė por edhe na vinin nė mendime. Dita po kalonte me mbresa mjaft tė vecanta jovetėm pėr ne tė rriturit por vecanėrisht pėr fėmijėt …

 

Donim patjetėr qė vizitėn tonė nė Sllovaki ta „mbyllnim“ me njė vizitė tė shkurtėr nė ambientet e njė lokali shqiptar nė Bratislavė, lokali i vėllezėrve Duni. Rastėsia e solli qė i zoti i lokalit tė ndodhej mė larg se ne nga Bratislava, por ai na dėrgoi lajmin “takohemi tek lokali“. Donim qė dhe kafenė e mbasdites ta pinim „shqiptarēe“… E ku mund tė na shijonte mė mirė se sa nė njė „sofėr“ shqiptare?
Mbėrritėm pranė lokalit dhe menjėherė na ra nė sy lėvizja e shpejtė e kamarjereve qė nxitonin tė vinin (pėrsėri) tavolinat nė radhė njėra mbas tjetrės … tamam si njė festė shqiptare. E kuptuam dhe e ndjemė qė po na prisnin. Sapo na panė, uruan mirėseardhjen dhe njoftuan se z. Gert Duni do tė vinte sė shpejti … Dhe ashtu ndodhi … Nė ambjentet e kėndshme tė lokalit kaluam tė gjithė sė bashku njė mbasdite mjaft tė veēantė, ku mbi tė gjitha mbizotėroi MIKPRITJA dhe BUJARIA SHQIPTARE !!!

 

 

Nuk kishte mbyllje mė tė mirė pėr kėtė ditė kaq tė veēantė … nė ēdo vend ku u ndalėm, nderuam apo takuam: SHQIPTARĖT …

Drejt Vjenės na shoqėruan tingujt e muzikės shqiptare … dhe mbresat qė secili nga ne mori me vete nga kjo ditė … Le tė mundohemi tė mos harrojmė se kemi shumė gjera qė na bashkojnė … kemi arsye tė ndjehemi krenarė pėr popullin tonė … tė mbajmė gjallė mes nesh dhe tek fėmijėt tanė gjuhėn shqipe dhe vlerat e kulturės dhe traditės shqiptare.

 

MIRUTAKOFSHIM nė aktivitete tė tjera!

-------------------------------------------

Pėrgatitur nga Silvana CAUSHI