… Dua mėngjezet e Majit
   
Kur kėndon bilbili i bukur
   Kur fryn erėza e malit
   Edhe qarku ėshtė i
skuqur

Po nga gjithė ato mė parė
duashumė Shqipėrinė
tė vejė puna mbarė
edhe pėrjetė tė ketė lirinė …

Nė kuadrin e aktiviteteve tė ciklit “100 vjet Shqipėri e pavarur”, Instituti Shqiptar i Kulturės “Aleksandėr Moisiu” nė Vjenė organizoi mė 9 nėntor 2012 transmetimin e koncertit “Dua mė shumė Shqipėrinė”

(Regjia: Vera Grabocka, Moderator: Ardit Gjebrea)


Pjesėmarrės nderi nė kėtė aktivitet ishin:

Ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė nė Vjenė, Ambasadori i Shqipėrisė pranė Organizatave Ndėrkombėtare nė Vjenė,
Atasheu ushtarak i Republikės sė Shqipėrisė nė Vjenė, Sekretari i parė i Ambasadės sė Shqipėrisė nė Vjenė dhe
Sekretari nė Misionin e Republikės sė Maqedonisė pranė Organizatave Ndėrkombėtare nė Vjenė.

 

Nė numrin e lartė tė pjesmarrėsve (112 vetė) pėrfshiheshin shqiptarė me origjinė nga shumė treva shqiptare: Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Ēamėri, Mal i Zi dhe Preshevė!

 

Shfaqja u hap me Ceremoninė e Flamujve tė mbajtur me krenari nga disa fėmijė shqiptarė tė diasporės tė veshur me kostume kombėtare shqiptare.

 

 

Nė kėtė kuadėr u shtjellua edhe synimi i veprimtarisė sė Institutit Shqiptar tė Kulturės nė Vjenė, qė ėshtė gjallėrimi i jetės sė komunitetit shqiptar nė Austri, sė pari pėr tė kultivuar nė gjirin e bashkėsisė sonė dhe pėrcjellė mė tej tek brezat e rinj gjuhėn, kulturėn, zakonet dhe traditat e mrekullueshme shqiptare si dhe dashurinė dhe respektin pėr vendin e tė parėve, pėr ēdo gjė shqiptare si dhe pėr njeri tjetrin dhe sė dyti prezantimin e kėtyre vlerave nė shoqėrinė austriake. (Fjalėn e plotė e gjeni bashkangjitur reportazhit)

 

Ndjenjat dhe emocionet e Ismail Kadaresė, Xheims Belushit, Sten Dragotit, fabulat e Kadri Roshit, pėrsosmėria artistike e fotografit Fadil Berisha, recitimet plot ndjenjė tė Timo Fllokos, mjeshtėria nė violinė e Tedi Papavramit, soprano Inva Mula, grupi „Na bashkoi kėnga popullore“, kėngėtaret Elsa Lila, Eda Zari, Merita Halili e shumė yje tė tjerė shqiptarė tė muzikės e tė artit, tė ardhur nga tė gjitha skajet e botės nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė, pėrcollėn tek ne mesazhin „Dua mė shumė Shqipėrinė“.

 

 

 

 

Falėnderim i veēantė u bėhet anėtarėve tė Institutit Shqiptar tė Kulturės qė me punėn e tyre tė palodhur bėnė tė mundur organizimin dhe shfaqjen me sukses tė kėtij koncerti si dhe sigurimin e njė pjesmarrjeje tė lartė nė kėtė shfaqje.

 

Yjet e vėrtetė tė kėsaj mbrėmjeje ishin tė pesė fėmijėt e Ceremonisė sė Flamurit ... Britney e Thomas, Klemens, Djellėza e Eneas.

 

Gėzuar 100 Vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė!

MIRUTAKOFSHIM nė aktivitete tė tjera!

-------------------------------------------

Pėrgatitur nga Silvana CAUSHI

 

 

 

Instituti Shqiptar i Kulturės “Aleksandėr Moisiu” nė Vjenė

100 vjet Shqipėri e pavarur

“DUA ME SHUMĖ SHQIPĖRINĖ”

9 nėntor 2012

 

Fjala pėrshėndetėse nga Kryetari i Institutit Dr.Dr. Ilir Ēaushi

 

 

Tė nderuar bashkėkombas!

Tė dashur miq!

Mė lejoni qė nė emrin tuaj tė pėrshėndes ambasadorėt shqiptarė tė pranishėm nė kėtė festė tė bukur.

 

Nė emėr tė Institutit Shqiptar tė Kulturės “Aleksandėr Moisiu” nė Vjenė ju pėrshėndes dhe ju uroj mirėseardhjen nė kėtė aktivitet kulturor qė organizon Instituti ynė me rastin e 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Ne festojmė kėtė jubile madhėshtor dhe e festojmė me krenari, sepse ne jemi krenarė qė rrjedhim nga njė popull me histori dhe autoktoni mijėravjeēare nė trojet e veta; ne jemi krenarė si pasardhės tė shqiptarėve, qė nė shekullin e 15-tė nėn udhėheqjen e Gjergj Kastrioti Skėnderbeut u pėrballėn dhe zbrapsėn pėr njė ēerek shekulli perandorinė osmane, super­fuqinė e asaj kohe,  dhe mė pas, nė kushtet e shtypjes disa-shekullore ruajtėn gjuhėn, traditat, identitetin kombėtar dhe virtytet shqiptare. Ne kujtojmė me respekt gjigandėt e Rilindjes Kombėtare, qė me idetė dhe luftėn e tyre, organizuan kryengritje tė vazhdueshme pėr krijim tė shtetit shqiptar nė kushtet e konjukturave ndėrkombėtare shumė tė disfavor­shme. Me lėvizje tė armatosura gjatė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX deri te kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912, me vendosmėrinė e patriotėve tė shquar shqiptarė, mendimtarė e luftėtarė, me nė krye Ismail Qemalin u arrit 100 vjet mė parė, mė 28 nėntor 1912, shpallja e shtetit tė pavarur shqiptar.

Por mjaft treva shqiptare ranė nėn pushtimin e fuqive agresive fqinje, me mbėshtetjen edhe tė disa fuqive evropiane, qė ishin pėr copėtimin e plotė tė tokave shqiptare.

Nė kėtė jubile tė madh ne kemi edhe njė arsye tjetėr pėr tė festuar, sepse tashmė, mbas njė qėndrese dhe lufte tė pamposhtur tė popullit shqiptar tė Kosovės ėshtė arritur nė krijimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės, si njė kulm i dytė nė materializimin e ėndrrės shqiptare pėr mėvetėsi.

Pėr ne shqiptarėt e diasporės kujtimi i kėtyre rrėnjėve historike bėhet frymėzim pėr tė ruajtur e trashėguar pasurinė gjuhėsore, kulturore, zakonore etj. qė ne mbartim me vete. Ky ėshtė edhe synimi i veprimtarisė sė Institutit Shqiptar tė Kulturės nė Vjenė, qė tė gjallėrojė jetėn e komunitetit shqiptar nė Austri, sė pari pėr tė kultivuar nė gjirin e bashkėsisė sonė dhe pėrcjellė mė tej tek fėmijėt, nipėrit e mbesat, gjuhėn, virtytet dhe vlerat kulturore shqiptare, pra identitetin etnik shqiptar dhe sė dyti prezantimin e kėtyre vlerave nė shoqėrinė austriake. Pėr tė arritur kėto qėllime tė pėrbashkėta Instituti ka nevoje pėr ndihmėn, mbėshtetjen dhe angazhimin tuaj.

Nė mbrėmjen e sotme kemi zgjedhur pėr transmetim koncertin artistik me lajtmotivin ideor “Dua mė shumė Shqipėrinė”. Le tė shijojmė sė bashku kėtė koncert dhe tė marrim mė vete e ta pėrcjellim tek miqtė dhe veēanėrisht tek fėmijėt tanė kėtė mesazh “Dua mė shumė Shqipėrinė”. Le tu transmetojmė fėmijėve dashurinė dhe respektin pėr gjuhėn tonė tė ēmuar, pėr zakonet dhe traditat shqiptare, pėr vendin e tė parėve, pėr ēdo gjė shqiptare si dhe pėr njeri tjetrin.

Sė fundi ju uroj tė gjithėve “Gėzuar 100 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, Gėzuar, Gėzuar!”